“Vogue” revista prestigjioze e modës e ka shkruar një artikull për këngëtaren me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa.
Ajo është listuar si e famshmja e përkryer nga e cila mund të inspirohemi për veshje të festave dhe ndejave të fundvitit, dhe ngjarjeve tjera speciale.
Revista madje e quan Lipën, mbretëreshë të modës e cila di si të krijojë pamje unike dhe mahnitëse.