Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insajderi.
Pas ndeshjes, mbrojtësi Mërgim Vojvoda për mikrofonin e “SuperSport” deklaroi se nuk e kanë pritur një fitore të tillë sonte.
“Me kallxu drejt jo nuk kemi prit. Në futboll nuk i dihet kurrë, në futboll luhet një qind për qind. Besoj se sonte e kemi tregu vetën, edhe pse ishte vetëm miqësore, besoj se sonte e kemi kry punën, transmeton Insajderi.
Tutje, mbrojtësi i Torinos tregoi edhe një rol të ri që ka tani pas ardhjes së Giresse.
Vojvoda flet edhe gjuhën franceze, gjuhë me të cilën flet përzgjedhësi Giresse.
“është edhe nuk është. Nuk është punë për mua, se nuk jam këtu për këtë, por më pëlqen kur mundem me ndihmu”.
Vojvoda shënoi sot gol për Kosovën.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër kombëtares së Zvicrës në Zurich.
Edhe kjo ndeshje do të jetë e karakterit miqësor. /insajderi.org/