Mërgim Vojvoda ka kontribuar me asistim në fitoren e Torinos në udhëtim.
Torino të mërkurën mposhti Sampdorian me rezultatin 2:0. Mbrojtësi i Kosovës asistoi në golin e dytë të shënuar në minutën e 94-t.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së 33-të të Serie A të Italisë. Për 28-vjeçarin është asistimi i pestë në 25 ndeshje të zhvilluara në sezonin aktual.
Vojvoda për Torinon po luan në krahun e majtë. Torino ka 45 pikë të fituara nga 33 ndeshje.