×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vokrri mohon kategorisht zërat se nuk është shtetas i Kosovës: Unë kam aplikuar me letërnjoftim, dosjen e kanë edhe mediet

    Insajderi
    23 March 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin “Politco” në televizionin Kanal10. Përveç tij, në panel janë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, drejtori i KF Drenicës, Taulant Dajaku dhe gazetari i sportit në këtë televizion, Lorik Gashi, shkruan Insajderi.org.

    Vokrri është ftuar pas publikimit të vendimit nga ana e Federata e Futbollit të Kosovës për t’ia shpallur të pavlefshëm nënshkrimet të cilat Ia mundësojnë kandidimin për Kryetar të FFK-së.

    Ai ka mohuar zërat se nuk është shtetas i Republikë së Kosovës.

    “Letërnjoftimin e kam dorëzuar, jam shtetas i Kosovës. Unë kam dorëzuar dojsen e plotë, e po ashtu edhe mediave ua kam dërguar kopjen. Unë kam aplikuar me letërnjoftim”, ka deklaruar Vokrri, transmeton Insajderi.

    Sipas FFK-së, nënshkrimet e delegatëve të klubeve (FC Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana) nuk janë valid.

    Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

    Kujtojmë se, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.

    Ndryshe, në garë për të parin e FFK’së ishin edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti të cilët u tërhoqën për ta mbështetur kandidaturen e Gramoz Vokrrit.

    Gramozi, është djali i legjendës së ndjerë Fadil Vokrri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark