Insajderi
Biznes

Volkswagen planifikon të nisë prodhimin në Gjermani në fund të prillit

Insajderi
16 April 2020 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Volkswagen planifikon të rifillojë prodhimin e automjeteve në fabrikat e saj në Gjermani deri në fund të prillit, njoftoi sot kompania.

Degët e kompanisë në Wolfsburg, Emden dhe Hanover do të rifillojnë prodhimin nga 27 prilli, sipas njoftimit të kompanisë, por me kapacitet të reduktuar ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

1.700 të punësuar do të fillojnë të punojnë në vende në Braunschweig, Kassel, Salzgitter, Chemnitz dhe Hanover në prill.

Kompania gjithashtu do të jetë e gatshme të zvogëlojë prodhimin në mënyrë që të mos rrezikojë sigurinë e punëtorëve.

Kohët e fundit, për shkak të pandemisë së coronavirusit, Volkswagen ka zgjatur mbylljen e fabrikave kryesore të markës së saj në Gjermani deri më 19 prill.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark