Insajderi
Biznes

”Volvo” rifillon prodhimin në Suedi dhe Belgjikë

Insajderi
17 April 2020 - 15:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania njoftoi se vëllimet e prodhimit në fabrikën “Torslanda” në Gotenburg duhej të rregulloheshin për të përmbushur kërkesën në treg si dhe porositë ekzistuese.

“Kemi përgjegjësi ndaj punonjësve dhe furnizuesve tanë për të rifilluar veprimet tani kur situata e lejon”, deklaroi shefi ekzekutiv, Hakan Samuelsson.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të ndihmuar shoqërinë është të gjejmë mënyra për të rifilluar hapjen e kompanisë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe punët e tyre”, shtoi ai.

Kompania njoftoi se të gjitha ndërtesat janë pastruar. Në hyrjet kryesore do të ofrohen kontrolle vullnetare të temperaturës.

”Sallat e mbledhjeve, hapësira e zyrave dhe restorantet janë sistemuar për të lejuar distancimin shoqëror”, shtoi kompania.

Kompania gjithashtu planifikoi rihapjen e fabrikës në Ghent, por me prodhim të reduktuar./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark