×
  • Lajme
  • Insajderi

    Von Cramon për takimin e Vuçiqit me Zelenskyn: Armë për mosnjohjen e Kosovës

    Insajderi
    22 August 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Takimin e sotëm të presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenski me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka komentuar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

    Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social X ka shkruar se Vuçiqi është takuar me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën.

    “E saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ta ketë organizuar takimin me Zelensky kryesisht për të bërë presion mbi Ukrainën: një armë për mosnjohjen e Kosovës. Shpresoj që Zelensky të kuptojë rrezikun politik që mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark