Von der Leyen kërkon të lidhë planin e rimëkëmbjes me buxhetin shtatëvjeçar të Bashkimit Europian. Plani përfshin mbledhjen e disa qindra miliarda eurove në tregjet e kapitalit, shumica e të cilave do të caktohen si grante për investime në shtetet e varfra.
”Taksa e plastikës në BE, një taksë mbi bizneset digjitale dhe zgjerimi i Sistemit Europian të Tregtimit të Emetimeve janë tre mundësitë për të ndihmuar në mbledhjen e parave të nevojshme”, konfirmuan burimet e BE-së.
Javën e kaluar Franca dhe Gjermania propozuan një plan të ngjashëm, sipas të cilit BE do të krijojë një fond prej 500 miliardë eurosh, me ndihmën e garancive shtetërore për të rifilluar ekonomitë dhe ndihmuar industritë e goditura nga shpërthimi.
Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia kanë kundërshtuar planin dhe po bëjnë presion kundër pagimit të fondeve si grante./ata.