×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Von der Leyen sot vjen në Kosovën, takohet me Kurtin e Osmanin

    Insajderi
    30 October 2023 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Von der Leyen sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

    Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të fillojë nga ora 13:15.

    Von der Leyen është takuar dje në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Ky i fundit në një postim në Facebook ka dhënë detaje nga bisedimet me Von der Leyen.

    “Në takimin e punës me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bisedonim për përgjegjësinë politike të gjithë partive në miratimin e ndryshimit të Kushtetutës dhe proceseve reformuese në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Xhaferi.

    Përveç Xhaferit, e para e Komisionit Evropian dje është pritur në takim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

    “Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuam për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe dinamikën e zbatimit të reformave. Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin nga BE-ja për integrimet tona evropiane”, ka shkruar Pendarovski në një postim në Facebook.

    Pas Prishtinës, Von der Leyen do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark