
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka bërë thirrje që kushdo që ka prekur votën e qytetarëve të dënohet sipas ligjit nga organet e rendit.
Bajrami tha se për dallim nga partitë e tjera politike, LDK i kërkoi Prokurorisë hetim edhe nëse ka gjëra të tilla në mes partisë.
“Unë kam thënë një ditë para mbledhjes së kryesisë që le të rinumërohen votat, të hetohen. Kam bërë thirrje Prokurorisë që ta jetojë secili rast dhe kushdo që ka prekur votën, vullnetin e qytetareve duhet të dënohet sipas ligjit”, ka thënë në T7, transmeton Insajderi.
“Qëndrojmë prapa një gjejë të tillë për dallim nga partitë e tjera që iu thereshin institucioneve të drejtësisë vetëm kur gishtat janë të drejtuara kah oponentët politikë. Ne edhe në qoftëse ka gjëra të tilla brenda nesh ne iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që ato të hetohen deri argumentin dhe faktin e fundit”, ka thënë Bajrami.