Insajderi
Lajme

Votat me postë: Vetëvendosje ia merr edhe një ulëse AAK’së, ky kandidat mbetet jashtë Kuvendit

Insajderi
14 June 2026 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Votat me postë: Vetëvendosje ia merr edhe një ulëse AAK’së, ky kandidat mbetet jashtë Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me publikimin e rezultateve të votimit me postë.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar ulësen e 51-të. AAK ndërkohë ka humbur një ulëse dhe ka rënë në 7-të.

Deri më tani janë numëruar 23% të votave me postë. LVV-ja ka marrë 9,119 Vota; Lidhja Demokratike e Kosovës 2,210 Vota; Partia Demokratike e Kosovës 876 Vota kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 570 vota.

Kandidati i Aleanës që mbeti jashtë Kuvendit si pasojë e votave të Diasporës për Vetëvendosjen është Bekë Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark