×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Votoi pro komisionit hetimor për rezervat shtetërore – Eman Rrahmani tregon arsyen

    Insajderi
    26 September 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV’së, Eman Rrahmani, ka treguar se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore.

    Ai tha se kur opozita kërkon hetim në një çështje, opozita duhet ta mbështesë.

    “Kam votuar për themelimit të komisionit hetimor. Mendoj që çdo herë kur opozita kërkon hetim për një çështje, pozita duhet ta mbështesë plotësisht. Është e drejtë kushtetuese e një kërkese të tillë dhe natyrisht është obligative në aspektin moral që të jepet mundësia e hetimit të çdo dyshimi që ka opozita. Ajo është një çështje elementare që duhet të ofrohet në Kuvendin  e Kosovës dhe po besoj që është e rëndësishme, që secilido të jetë hetimi, epilogu, t’i shkohet deri në fund. Besoj që komisioni e jep kontributin e vet rreth zbardhjes së këtij rasti në detaje, çfarëdo qoftë ai. Nuk duhet të pengohen këto iniciativa”, tha ai në T7.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark