Insajderi
Lajme

Voton Limaj: Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës

Insajderi
28 December 2025 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Voton Limaj: Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka votuar pak më parë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Pasi hodhi votën në kuti, Limaj u deklarua para mediave.

“Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes të çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë, më konsistent, më funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës”, tha Limaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark