Insajderi
Lajme

Voziti 180 km/h në zonën 50, policia dënon shoferin në Prishtinë- Ia çon rastin në gjykatë

Insajderi
31 May 2026 - 19:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Voziti 180 km/h në zonën 50, policia dënon shoferin në Prishtinë- Ia çon rastin në gjykatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi në Prishtinë, i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi shumë mbi kufirin e lejuar.

Sipas policisë, shoferi është evidentuar duke lëvizur me 180 kilometra në orë në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

“Shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka shtuar se ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba sipas legjislacionit në3q fuqi dhe se rasti do të procedohet në gjykatë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark