Suedia nuk ka pranuar të dalë në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën, në Bruksel, ku gjatë pjesës të parë u krye një sulm terrorist, duke lënë të vdekur dy tifozë të përfaqësueses nordikë.
Lojtarët dhe stafi i Suedisë, të tronditur nga lajmi që morën në dhomën e zhveshjes, refuzuan të vazhdonin pjesën e dytë.
UEFA edhe zyrtarisht ka shtyer ndeshjen, pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Bruksel.