×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vrasja dhe groposja 8-vjeçarit në Fier! Reperi Noizy: Autori duhet pushkatuar

    Insajderi
    16 November 2021 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një djalë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.

    “Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues.“, shkruan reperi. Familjarët e 8-vjeçarit janë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që motivet e saj janë ende mister.

    Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë. Ai u konstatua nga policia, pas denoncimit të së ëmës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark