×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme

    Insajderi
    22 January 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës në krye me Shpejtim Bulliqin ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme nga ora 13:00, pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga kjo komunë.

    Njoftimin e ka bërë vetë komuna, duke thënë se temë diskutimi do të jetë situata e përgjithshme e sigurisë në Podujevë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

    Fejzullahu vdiq të shtunën si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi që iu bë prej dy të dyshuarve të moshës së mitur.

    Pamjet e rrahjes qarkulluan nëpër media, ku shihej se njëri nga të dyshuarit e godiste me stupc të bejsbollit në kokë tashmë të ndjerin Fejzullahu. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark