×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, Bulliqi: Është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë

    Insajderi
    22 January 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.

    Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre.

    Si rast është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë. Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë i cili kishte ndodhur para disa ditës dhe në cilin rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre që lidhet me rastin e ngritur, por sidoqoftë nga ajo që doli fatkeqësisht ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike për arsye se i riu, Lulzim Fejzullahu tashmë ka ndërruar jetë”, dekalroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark