×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj dy të miturve

    Insajderi
    22 February 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

    Skënder Musa, avokati i Elton Kadriut, ka konfirmuar këtë për Gazetën Insajderi.

    “Po i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj”, tha ai për Insajderin.

    Ndryshe, 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu vdiq si pasojë e goditjeve që i shkaktuan dy të mitur, të cilët gjenden aktualisht në paraburgim.

    Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark