Vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu, të dyshuar për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi pritet të dalin sot para gjykatës.
Dy vepra penale rëndojnë mbi të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit, Rexhepi “vrasje e rëndë” e “dëmtim i kufomave, varreve”.
Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qytetit të Shtimes.
Pas afro 1 vjet e gjysmë është arritur të gjendet trupi i tij. I ndjeri, sipas prokurorisë u vra në bashkëkryerje nga vëllezërit Vllasaliu. Nexhati e Jetoni.