×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e gruas në QKUK, Haradinaj: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim

    Insajderi
    01 December 2022 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    Haradinaj ka thënë se për gjithë ngjarjen, fajtor është edhe kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kryemninistri po e defunksionalizon sistemin e drejtësisë, duke përgjysmuar pagat për gjyqtarët e prokurorë, dhe se po i poshtëron policët duke i lënë me paga të dobëta.

    “Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur. Burimi i së keqës e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë”, tha Haradinaj.

    Haradinaj thotë se ka qenë i pari që e ka quajtur Kurtin “mashtrues” dhe thotë se ka pasur të drejtë, derisa shton se s’do të kishte dëshirë që të jetë ui pari që do ta quante edhe “vrasës”.

    Reagimi i plotë:

     Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

    Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur.

    Burimi i së keqës e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!

    Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark