Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka folur për vrasjen e shokut dhe bashkëluftëtarit të tij, Nusret Cenës.
“Jam i shokuar”, ka thënë Ballazhi për Gazetën Insajderi, i cili ka treguar se me Cenën kanë qenë bashkë në luftë.
Shiko momentin e vrasjes së Nusret Cenës:
Ai ka thënë se ende nuk ka komunikuar me familjarët e Cenës, dhe se nuk ka informata të sakta se si ka ndodhur rasti.
Nusret Cena, ish-vetarni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vrarë mbrëmë më një breshëri plumbash.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa Prokuroria ka thënë se “hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, shkruan Gazeta Insajderi.