×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasja e tre punonjësve britanikë në Gaza, Britania e Madhe thërret ambasadorin izraelit

    Insajderi
    02 April 2024 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar thirri ambasadorin izraelit të martën për vdekjen e punonjësve të ndihmës në në sulm ajror ndaj një autokolone ndihmash në Gaza. Në një deklaratë, ministri për zhvillim Andreë Mitchell tha se i ka kërkuar diplomatit izraelit që të kryhen një hetim sa më i shpejtë dhe transparent për ngjarjen.

    “Unë parashtrova dënimin pa mëdyshje të qeverisë për vrasjen e tmerrshme të shtatë punonjësve të ndihmës së Kuzhinës Qendrore Botërore, duke përfshirë tre shtetas britanikë. Kërkova një hetim të shpejtë dhe transparent, të ndarë me komunitetin ndërkombëtar dhe përgjegjësi të plotë.

    Përsërita nevojën që Izraeli të vendosë menjëherë dhe urgjentisht një mekanizëm efektiv dekonflikti për të rritur aksesin humanitar. Ne duhet të shohim një pauzë të menjëhershme humanitare, për të futur ndihmën dhe për të dalë pengjet, pastaj të përparojmë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark