Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës, pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021.
Seanca pritet të nisë nga ora 14:30.
Në Gllogjan, rreth pesë vjet më parë, u qëllua me breshëri plumbash një autobus që po udhëtonte nga Gjakova në drejtim të Deçanit.
Për këtë rast janë akuzuar Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kastrioti e Kreshniku. Sipas Prokurorisë, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë hakmarrja ndaj shoferit të autobusit, i cili dyshohet se ishte shkak që motra e tyre i kishte marrë jetën vetes.
Sipas aktakuzës, ata kishin organizuar sulmin dhe kishin vrarë Gani Gjokajn, ndërsa nga të shtënat humbën jetën edhe Ledion Hamza dhe Gentiana Mustafa, të cilët po ktheheshin nga shkolla.