Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë

    Insajderi
    07 July 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një reagimi në “twitter” ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar nga policia serbe.

    Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.

    Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark