×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja në “Bon Vivant”, Prokuroria ka një thirrje për personat që kishin marrë lëndime

    Insajderi
    24 October 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar lëndime trupore në incidentin që kishte ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se këtë duhet ta bëjnë në afat prej 15 ditësh, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën mbi 20 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark