×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja në Gjilan, Lirim Jakupi intervistohet nga Policia dhe më pas lirohet

    Insajderi
    13 September 2021 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit ka ndaluar sot 3 të dyshuar në lidhje me vrasjen e Bakush Veselit mbrëmë në një kafiteri në këtë qytet.

    Prokuroria sot për këtë vrasje ka ndaluar si të dyshuar Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin.

    Mbrëmjen e kaluar në disa medie është lakuar edhe emri i Lirim Jakupit si njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e Veselit.

    Por, një lajm i tillë është demantuar nga Jakupi, i cili ka deklaruar për medie se në kohen kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë me familje në Prishtinë.

    Madje për medie sot ka deklaruar se do të paraqitet në Policinë e Gjilanit për t’i dëshmuar, siç ka thënë ai, se nuk ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme.

    Familjarë të Jakupit kanë konfirmuar për portalin Front Online se Lirim Jakupi sot është paraqitur në Policinë e Gjilanit, ku është intervistuar dhe më pas është lënë i lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark