×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vrasja në xhirime, Alec Baldwin mund të përballet me aktakuzë

    Insajderi
    29 September 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori Alec Baldwin dhe tre persona të tjerë mund të akuzohen për të shtënat në xhirimet e filmit ‘Rust’ në të cilin u vra drejtoresha e kinematografisë Halyna Hutchins vitin e kaluar.

    Avokati i Qarkut Santa Fe tha në një kërkesë për fonde shtesë që do të nevojiteshin, nëse prokurori vendos që të gjithë elementët janë në vend për të shkuar në një proces gjyqësor të profilit të lartë mediatik.

    Prokurorja, Mary Carmack-Altwies, në kërkesën për fonde deklaroi se zyra e saj ende nuk ka përcaktuar nëse do të jetë e nevojshme të shkohet deri te aktakuzat, por në një pikë ajo thekson se “një nga të pandehurit e mundshëm është aktori i njohur i filmit Alec Baldwin”. Tani pritet raporti përfundimtar i hetimit të kryer nga sherifi i qarkut, i cili pritet të arrijë brenda disa javësh, tha ajo.

    Të shtënat ndodhën më 21 tetorin e kaluar në xhirimet e filmit ‘Rust’, një western, në të cilin Baldwin ishte njëkohësisht producent dhe protagonist. Hutchins mbeti viktimë e një plumbi që, sipas Baldwin, u qëllua aksidentalisht nga një pistoletë mbështetëse për të cilën u tha se nuk ishte e mbushur me municion shpërthyes.

    Baldwin ka këmbëngulur që atëherë se ai nuk ndihet përgjegjës për incidentin duke pretenduar se ai nuk e tërhoqi këmbëzën dhe se nuk e dinte se çfarë municionesh ‘live’ ishin në set.

    Avokati i aktorit, Luke Nikas, theksoi se prokurori ende nuk ka vendosur nëse dhe kë do të padisë. “Ata na thanë se është e parakohshme të diskutohet rasti dhe duhet të kenë hapësirë ​​për të punuar pa akuza dhe thashetheme të pabaza”.

    Ndërkohë, aktori 64-vjeçar mirëpriti fëmijën e tij të shtatë me gruan e tij Hilaria: “Zemra ime është thyer mijëra herë në vitin e fundit dhe gjërat në jetën time mund të mos jenë kurrë më të njëjtat”, tha Alec në një postim në Instagram, duke lënë të kuptohet për hetimin e të shtënave: “Në gjithë këta muaj ka qenë familja ime ajo që më ka mbajtur gjallë”, theksoi ai./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark