Ka kaluar gati gjysmë viti nga vrasja brutale e Karolain nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera të Greqisë, ndërsa e ardhmja e vajzës së tyre njëvjeçare, Lydia, është një çështje vendimtare.
Babis Anagnostopoulos, përmes avokatit të tij foli për televizionin greke MEGA, ku deklaroi se ishte i interesuar për fatin e vajzës së tij.
“Jam penduar për veprën time. Unë nuk dua asnjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydia. Unë jam i interesuar për fëmijën tim dhe edukimin e saj të duhur,” u shpreh ai.
Kujdestaria për Lydian iu dha dje (7 tetor) prindërve të Karolain, Susan dhe David deri në pritje të vendimit përfundimtar ndërsa do të monitorohet nga psikologët për fëmijë.