×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrau prindërit dhe i hodhi trupat në lumë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 31-vjeçarin

    Insajderi
    17 November 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Benno Neumair.

    31-vjeçari nga Bolzano ka rrëfyer se ka vrarë prindërit e tij Laura dhe Peter më 4 maj 2021 dhe i ka hedhur në lumin Adige.

    Prokuroria kërkoi gjithashtu që të mos njihej asnjë rrethanë lehtësuese për 31-vjeçarin. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

    Prokuroria, përveç dënimit të përjetshëm për vrasje të dyfishtë , kërkoi edhe izolim njëditor për Benno.

    Krimi i dyfishtë, tha prokurori, u krye me ndërgjegje dhe vullnet të plotë.

    31-vjeçari kishte përdorur një litar për të mbytur prindërit, shkruan Rai News. 

    Në përfundim të aktakuzës, gjyqtari theksoi se i pandehuri pas krimit i ka hedhur trupat e prindërve të tij “pa mëshirë në ujërat e akullta të lumit Adige

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark