×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vriten dhe plagosen disa persona, pas sulmeve ruse në Ukrainë

    Insajderi
    23 January 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 23 janar janë vrarë dhe plagosur disa persona, për shkak të sulmeve ruse me raketa në kryeqytet dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

    Ukraina ka aktivizuar sistemet e alarmeve në të gjithë territorin e saj.

    Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas sulmeve është vrarë një grua dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur, ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit të Vitali Klitschko në platformën Telegram.

    Sipas tij Klitschko-s, tri distrikte – Peçerks, Sviatoshinsk dhe Solomjansk – janë shënjestruar në sulm. Ai gjithashtu ka njoftuar se janë shtruar tetë persona në spital.

    Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, raketat ruse Kh-22 kanë goditur shënjestra civile, ka thënë guvernatori rajonal Oleh Synyehubov, po ashtu, në Telegram.

    “Si rezultat, 28 persona janë plagosur. Dy gra, 56 dhe 40 vjeçe, fatkeqësisht, janë vrarë”, ka thënë ai, duke publikuar pamje të ndërtesave krejtësisht të shkatërruara.

    Raketat ruse kanë goditur edhe qytetin Pavlohrad, në rajonin jugor të Dnjipropetrovskut, duke e vrarë të paktën një person.

    Në javët e fundit, Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale.

    Qyteti i Harkivit është goditur në veçanti.

    Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit në qytetet ukrainase.

    Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark