×
  • Sport
  • Sport

    ​Vritet një i ri në përleshjen mes tifozëve pas ndeshjes mes Francës dhe Marokut

    Insajderi
    15 December 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një djalë është vrarë në përleshjet që shpërthyen pas gjysmëfinales së mbrëmshme të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut.

    Policia u desh të vendosej në disa zona pasi tifozët u përfshinë në konfrontime të dhunshme në rrugë .

    Franca i dha fund ecurisë historike të Marokut mbrëmë me një fitore 2-0, pavarësisht një paraqitjeje të mirë të marokenëve.

    Maroku u bë skuadra e parë afrikane dhe e parë arabe që arriti ndonjëherë në një fazë kaq të avancuar të një Kampionati Botëror, përcjellë KosovaPress.

    Incidenti fatal ndodhi në qytetin jugor të Montpellier, thanë zyrtarët policorë lokalë.

    Një fëmijë, ende i paidentifikuar u godit nga një makinë pas ndeshjes dhe vdiq pasi u dërgua me urgjencë në spital.

    Pamjet grafike në mediat sociale tregojnë një automjet të bardhë duke kaluar nëpër një turmë njerëzish që ishin mbledhur në rrugë.

    Një burrë mund të shihet duke përfunduar poshtë makinës ndërsa ajo largohet me shpejtësi.

    “Një djalë i ri u godit dhunshëm këtë të mërkurë në mbrëmje në Montpellier nga një shofer, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës. I transferuar në spital në urgjencë absolute, ai vdiq menjëherë pas trajtimit mjekësor.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyrtarët lokal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark