Mëngjesin e kësaj të hëne, pronari i një stani bagëtish ka gjetur ndihmësin e tij, një shtetas shqiptar, 25 vjeç, të masakruar.
Sipas përshkrimit që bëjnë burime policore, trupi i pajetë i të riut shqiptar është gjetur pa kokë dhe kjo e fundit nuk dihet nga është hedhur.
Më vonë kanë mbërritur një ekip i Kriminalistikës bashkë me mjekun ligjor dhe kanë filluar hetimet për të riun shqiptar, që thuhet se kishte vetëm dy muaj që punonte si ndihmësbari në stanin e këtij fshati.
Ende nuk jepet emri i viktimës, për arsye hetimi.