Insajderi
Lajme

Vritet një shqiptar në kampin e azilkërkuesve në Gjermani

Insajderi
05 April 2016 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shqiptar i moshës 32 vjeçar ka humbur jetën në një kamp azilkërkuesish në Gjermani, pas një zënke në mes tre banorëve të kampit, ku viktima kishe pësuar plagë të rënda nga therjet me thikë.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshimtë për vrasjen. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar të moshës 26 vjeç dhe një shtetas të Shqipërisë, 30 vjeçar.

“Njëri nga të arrestuarit ka qenë i njohur nga policia për vjedhje dhe krime të dhunshme”, bën të ditur policia.

Në kampin, në të cilin jetojnë rreth 240 azilkërkues, shumica janë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ata qëndrojnë në këtë kamp në pritje të riatdhesimit, shkruan albinfo.ch/Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark