×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vritet shkrimtarja ukrainase, Victoria Amelina

    Insajderi
    04 July 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtarja ukrainase, Victoria Amelina, ka vdekur pas sulmit rus që goditi një restorant picash në qytetin e Kramatorskit të martën.

    Studiuesja e krimeve të luftës është bërë personi i 13-ë që ka vdekur në sulm.

    Shoqata e shkrimtarëve PEN Ukraine tha se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plagët ishin fatale”, shkruan BBC.

    Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte.

    Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge kur raketa goditi. Rreth 60 të tjerë u plagosën në sulm.

    Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Dnipro, por nuk u mbijetoi plagëve.

    “Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 korrik”, thuhet në një deklaratë të grupit.

    “Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”.

    Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit.

    Vitin e kaluar ajo zbuloi ditarin e shkrimtarit për fëmijë Volodymyr Vakulenko, i cili u rrëmbye dhe u vra nga trupat ruse në qytetin e Izyumit menjëherë pas pushtimit.

    Libri i saj i parë jo-fiction, i botuar edhe në gjuhën angleze, titullohet “War and Justice Diary: Looking at Women Looking at War”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark