×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiç informon Kinën për “situatën në Kosovë”

    Insajderi
    06 February 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçështë takuar me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”.

    Kështu u tha në një postim të publikuar në llogarinë e presidentit serb në rrjetin social Instagram.

    Letra i është adresuar udhëheqësit kinez, Xi Jinping, dhe përveç informimit për situatën në Kosovë, letra u dërgua “me rastin e thellimit të shpejtë të raporteve tona dypalëshe”, shkroi Vuçiç në Instagram.

    “E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe pa ekuivok të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të fundit të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë”, tha ai.

    Kina, së bashku me Rusinë – dy shtete aleate të Serbisë – janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që të dy këto shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008./REL/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark