Insajderi
Lajme

Vuçiq: Bombat nuk më frikësojnë

Insajderi
03 April 2016 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”, ka thënë Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq para serbëve të tubuar në Leposaviq. Ka shtuar se askush nuk mund të ia ndalojë vizitën në Kosovë.

Siç njoftojnë mediat serbe Vuçiqi në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.

Gazeta Express përcjellë se sot mediat serbe kanë raportuar që në Sallën ku ishte parashikuar të fliste Vuçiqi ishte vendosur një bombë. Nëse ky është inskenimi i radhës apo sa ka të vërteta në këto raportime mbetet të shihet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark