×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq: Do të dialogojmë me një qasje tjetër, ne nuk jemi budallenj

    Insajderi
    17 March 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

    “Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiq.

    Vuçiq, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në KE, tha se “ne u thamë atyre se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ndodhte. Sipas tij ata mendojnë se kanë të drejtë ta interpretojnë marrëveshjen në mënyrë të rreme, jo në mënyrë të gabuar apo si të duan, por në mënyrë të rreme.

    “Do të jetë shumë e vështirë për ne, sepse synimi i dikujt është që ta shtyjë popullin serb sa më larg Kosovës”, shtoi ai.

    Në marrëveshjen e arritur në fillim të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbisë i kërkohet, të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Kosova shpreson se do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi më 13 mars qeveria i kërkoi Agjencisë Kadastrale t’i transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses për tokën do të ishte vendimtar për pranimin e Kosovës në KE.

    Ndërkohë, Vuçiq, paralajmëroi ndryshime në qasjen e shtetit të tij në dialog.

    “Nuk do të jetë e lehtë, para së gjithash për popullin tonë në Kosovë. Por do të ketë ndryshime në doktrinën dhe qasjet tona. Nuk do te na sjellin më përpara një akti të përfunduar dhe na thonë se kanë rënë dakord të behet pagesa këtu, pastaj të paguhet atje, dhe pastaj të konvertohet nga dollarë në euro, dhe nga euro në të tjera”, theksoi ai.

    “Mund të zbatosh gjithçka me forcë, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me forcë. A do të duhet të pranojmë ndonjëherë, është e mundur, por do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se e keni zbatuar me forcë. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të dialogojmë, por tani me një qasje tjetër. Ne nuk jemi më budallenj”, theksoi Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark