×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq: Edhe biseda më e keqe me Prishtinën është më mirë sesa të mos bisedohet fare

    Insajderi
    16 October 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për dialogun me Kosovën.

    Vuçiq këtë e ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Kinë, duke thënë se “edhe biseda më e keqe është më mirë sesa të mos dialogohet fare”, raportojnë mediet serbe, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, zbatimi i asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më pare. Kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.

    Ai këto deklarata i bëri Pekin, ku po merr pjesë në samitin “Belt and Road”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark