×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq: Eksportojmë të gjitha armët që mundemi

    Insajderi
    09 March 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

    “Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtarak në Beograd.

    Tutje ai ka thënë se në të ardhmen synohet të prodhohen 5 mijë dronë kamikazë.

    Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2024, Vuçiq vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë. Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark