×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq konfirmon orarin e konferencës për media

    Insajderi
    24 September 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ora 20:00 pritet të dalë në konferencë për media.

    Kështu kanë raportuar mediat serbe të afërta me pushtetin e Vuçiqit.

    Kujtojmë se Vuçiq ndryshoi orarin e konferencës, pasi që fillimisht e kishte ndërmend të shfaqej nga ora 14:00.

    Vuçiq pritet të flasë pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga grupi terrorist prej rreth 30 personave.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi gishtin kah Beogradi, duke thënë se këta të fundit financuan dhe e orkestruan sulmin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark