×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq- Kurtit: Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë? Pse nuk hyre 20 ditë në veri?

    Insajderi
    05 January 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e mbajtur për fundvit nuk ka harruar të flas për Kosovën, ku rëndësi të veçant i ka kushtuar ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

    Ai ka deklaruar se autoritete e Kosovës nuk kanë mundur t’i largojnë barrikadat në veri as për 20 ditë sa kanë qëndruar ato, raporton Insajderi.

    Deri sa, sipas tij, në ndihmë i ka ardhur KFOR-i.

    Madje, Vuçiq i është përgjigjur edhe kërkesës që Albin Kurti i ka bërë Nato- së për prani më të madhe të trupave në Kosovë.

     “Pse e thërret NATO-n kur je kaq i forte? Pse nuk hyre 20 ditë në veri?” ka deklaruar Vuçiq.

    Ai gjithashtu ka thënë se përveç Somalis, Burkina Fasos, Gabonit, Eswatinisë, Libisë, Guineas, Antiguas, Barbuda, Saint Lucias dhe Maldiveve që e kanë tërhequr njohjen pritet të marrin konfirmim edhe nga një shtet tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark