×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq merr fjalën në OKB, fillon të viktimizohet: Kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët në veri

    Insajderi
    08 February 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar të mbahet mbledhja e sigurimit në OKB ku po diskutohet për Kosovën.

    Si problem u ngrit rregullorja e BQK-së për dinarin serb. Fjalën së pari mori presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    “E nderuara presidente, ju falënderoj për organizimin e këtij takimi, është i rëndësishëm sepse ndodhitë janë në kundërshtim me kartën e OKB-së. Kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët, situata e tillë mund të krijoj dëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Serbia ka njoftuar për situatën e vështirë që ndodhën serbët atje. Kemi kërkuar këtë takim për shkak të rregullores së BQK-së, ku u ndalua dinari serb”, tha ai.

    Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark