×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq mori pjesë në 70 vjetorin e “Novosti”, gazetën propagandistike të cilën e kontrollon

    Insajderi
    16 October 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta propagandistike serbe e afërt me pushtetin në Serbi, “Novosti”, shënoi 70 vjetorin e funksionimit të saj.

    Në mesin e shumë mysafirëve kishte politikanë, klerikë fetare e normalisht nuk mungoi as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Vuçiq njihet si kontrollues disa prej mediave në Serbi, ashtu siç e kontrollon edhe median ku shkoi si mysafir nderi. Ai fotografinë e pjesëmarrjes në festë e publikoi vet në Instagram.

    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me prezencën e tij tregoi respekt për gazetën tonë, të cilit kryeredaktori i “Veçernje novosti” Milorad Vuçeliq e falënderoi për ricaktimin e një udhëtimi të rëndësishëm në Kinë”, thuhet në fjalët që gazeta propagandistike ka përdorur për ta lavdëruar Vuçiqin.

    Se mediat serbe janë të kontrolluara totalisht nga pushteti serb e ka thënë edhe avokati serb Cedomir Stojkoviq.

    Ai tha se në Serbi mediat flasin me gjuhën e Vuçiqit.

    Sipas tij, Vuçiçi ka në dorë mediat më kryesore në serbi, ndaj gjuha që ai përdor është gjuha ëqë formon edhe opinionin publik, ndaj sipas tij edhe për ngjarjet e ndodhur në veri të Kosovës, shumica e qytetarëve serb, mendojnë se e vërteta është ajo që mediat e drejtuara nga presidenti i Serbisë.

    “Ne duhet të kuptojmë diçka që Serbia nuk ka një media të lirë, të gjithë mediat janë nën kontrollin e zotit Aleksandër Vuçiq. Media të cilat kanë shikueshmëri dhe të cilat mund t’i qasen 80-90% e njerëzve të cilat e krijojnë opinionin publik. Nuk ndodh asnjëherë që opinioni publik të krijojë mediat. Asnjëherë! është media ajo që krijon opinionin publik. Vuçiçi gjithmonë e ka përdorur median për të krijuar opinionin publik në favor të politikave të veta. Fjalët që thotë Vuçiç, dëgjohen nga 80-90% e njerëzve, ndërsa zëra opozitar si të mirë dëgjohen shumë pak. shumica e serbëve janë nën ndikimin e mediave të Vuçiqit”, tha avokati serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark