×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq: Ndërkombëtarët na gënjyen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    17 March 2024 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë e në ditët në vijim do të shpjegojë se në çfarë mënyre siç bashkësia ndërkombëtare ka gënjyer lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndonjë reagim të ri nga bashkësia ndërkombëtare, tha se pret vetëm lajme të këqija, para së gjithash siç tha “në fushën e çështjeve që janë thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, raporton Tanjug.

    Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Ndërkaq, gjatë javës së shkuar, Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, e që zbatimi i këtij vendimi lidhet me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark