×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq në aksion, telefonon menjëherë ambasadorin amerikan në Serbi

    Insajderi
    05 November 2022 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se pas mbledhjes, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.

    Ata kanë biseduar për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën presidenti serb ka thënë se, lëvizjet e njëanshëme të Kosovës, po vënë në pikëpyetje sigurinë e të gjithë rajonit.

    “Në një bisedë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse telefonike me ambasadorin Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës ndërkombëtare publike dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, por gjithashtu theksova shqetësimin e serbëve me sjelljen e Kosovës. Lëvizjet e njëanshme të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark