×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq nesër i drejtohet popullit serbë, temë kryesore Kosova

    Insajderi
    22 January 2023 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do t’i drejtohet publikut në orën 20:00.

    Vuçiq nesër në mbledhjen e qeverisë serbe, ka thënë se temë kryesore e seancën do të jenë bisedimet me Kosovën.

    Në një video-mesazh të publikuar në Instagram, ai ka thënë se të hënën do të flasë për të gjitha temat dhe problemet që ballafaqohet Serbia, përcjell Insajderi.

    Vuçiq ka theksuar se do t’iu tregoj qytetarëve se çfarë ka folur për Kosovën edhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

    “Serbinë do ta shpëtojmë dhe do ta mbrojmë. Rroftë Serbia”, ka theksuar Vuçiq. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark