×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq paralajmëron takime me Macron, Scholzin e liderë të tjerë të vendeve të BE-së

    Insajderi
    01 June 2023 - 09:09

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet këtë të enjte në Chisinau në Moldavi.

    Sipas agjendës së publikuar, ai dot ë zhvillojë takime me liderët më të fuqishëm evropianë – me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Pos tyre takime kreu serb do të zhvillojë edhe me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, Kryeministrin e Çekisë, Peter Fijala, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

    Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.

    “Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark