×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pasdite do të takohet me ambasadorët e QUINT-it

    Insajderi
    31 January 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorët e shteteve të Quintit: SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

    Siç bën të ditur zyra e tij për media, takimi është paralajmëruar për në orën 18:00.

    Takimi mbahet një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit transaksionet e pagesave në Kosovë do të bëhen vetëm me euro dhe ndalohet që një gjë e tillë të bëhet përmes dinarit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark