×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq për kidnapimin e policëve të Kosovës: Kurti e ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

    Insajderi
    15 June 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth kidnapimit të tre policëve kufitarë që ndodhi të mërkurën.

    Ai iu drejtua mediave pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.

    I pari i shtetit serb tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

    “Vetë Albin Kurti ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar ndodheshin 300 metra brenda territorit administrativ të Republikës së Kosovës”, tha presidenti serb shkruan Tanjug përcjell Klankosova.

    Vuçiq tha se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, është e detyrueshme të raportohet afrimi në një kilometër në vijën administrative, 36 orë përpara.

    Sipas tij policia dhe ushtria serbe asnjëherë nuk e ka kaluar vijen kufitare me Kosovën.

    “KFOR-i mund të konfirmojë se Serbia, statistikisht, nuk e ka bërë kurrë këtë”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark